Punë e kryer, Liverpulli siguron goditjen e parë për merkaton e verës!

Liverpulli është shumë pranë goditjes së parë të merkatos së verës. Sipas David Ornstein, drejtuesit e “The Reds” kanë arritur marrëveshje me Lajpcigun për të nënshkruar me Ibrahima Konate.

Mbrojtësi luan në qendër dhe është një ndër lojtarët më premtues francezë. Prej disa kohësh, Konate aktivizohet te Lajpcigu, që e mori me parametra zero nga Sosho në vitin 2017.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbi bazën e 40 milionë eurove dhe lojtari pritet të firmosë në fund të sezonit.

Blerja e Konate do të ishte vërtet me bujë për ekipin e Liverpull, që do të kishte dy qendërmbrojtës të kalibrit shumë të lartë, si Van Dijk e Konate.

Leave a Reply