E bujshme, Real Madridi kërkon shkupjanin Enis Bardhi

Skuadra gjigande spanjolle, Real Madridi ka shfaqur interesim për shkupjanin, Enis Bardhi. “Mbretërit” për aktualisht fubollistin e Levantes ofrojnë 40 milion euro, një shumë kjo e majme për të bindur edhe drejtuesit e skuadrës nga Valencia që në verë të futen në bisedime me homologët nga Santiago Bernabeu.

Bardhi mbrëmë ishte një ndër futbollistët më të mirë në ndeshjen ndaj Gjermanisë, ndërsa një gjë e tillë ka rënë edhe në sytë e drejtuesve “madrilen”.

Për shërbimet e Bardhit që më herët, gjithashtu janë interesuar edhe dy skuadrat angleze, Arsenal dhe Njukasëll Junajted, që kishin ofruar nga 25 mln euro.

Megjthatë, oferta e fundit nga Reali i Madridit është shumë më konkrete, e për më tepër që vjen nga skuadra më e trofeshme në Europë.

Leave a Reply