Timo Verner i fali fitoren Maqedonisë, “pajiset menjëherë me nënshtetësi maqedonase”! (VIDEO)

Timo Verner është vërshuar nga mediat, e në veçanti ato në rrjetet sociale, që janë tallur me figurën e tij, pas asaj huçje në minutën e 80-të para portës së Dimitrievskit, shkruan “infOSport.mk”.

Sulmuesi i Çelzit, i cili në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, në minutën e 80-të pranoi një top brenda zonës së “verdhekuqve”, dhe kur të gjithë e shihnin topin në rrjetë, i njëjti nuk arriti as që të godas topin, duke u bërë gaz i Botës.

Vetëm disa minuta më vonë në anën tjetër Elif Elmas shënoi gol, që në fund u tregu vendimtarë në fitoren 2:1 të Maqedonisë në Dusisbrug.

Pas përfundimit të takimit, rrjetet sociale kanë bërë shaka nga më të ndryshmet me sulmuesin gjerman, ndërsa një ndër fotografitë më interesante që ishte shfaqur në to, ishte edhe ajo me letërnjoftimin e Timo Verner, edhe atë të Maqedonisë, duke e konsideruar atë si shtetas të vendit tonë.

Verner thjeshtë i dhuroi fitoren Maqedonisë, skuadër kjo që shokoi të gjithë me paraqitjen e mbrëmshme në Duisburg, nga ku u rikthye me 3 pikë të plota më së të merituara.

Leave a Reply