Shqipëria humbi tetovarin Bajrami, Kosova humbi plotë 3 talentë shqiptarë!

Andi Zeqiri, Bastien Toma, Mërgim Berisha nuk mund të luajnë më për përfaqësuesen e Kosovës, edhe nëse këta të fundit shprehin dëshirën, apo edhe pranojnë ftesën eventuale nga krerët e FFK-së, njofton “infOSport.mk”.

Kjo pas rregullit të ri të UEFA-s, se nëse lojtari në moshën 21 vjeçare luan qoftë edhe për grupmoshat U21 të ndonjë kombëtareje, atëherë nuk mund ta ndërrojë kombëtaren.

Duke ditur se Andi Zeqiri, Bastien Toma, Mërgim Berisha, etj, kanë nga 21 vjet, dhe luajnë për U21 të Zvicrës, apo edhe Austrisë, tashmë ka marrë fund ëndrra që këta super talentë të përfaqësojnë Kosovën në të ardhmen.

Kujtojmë për shkak të këtij rregulli të ri të UEFA-s, Nedim Bajrami nuk mundi të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht se i njëjti pranoi, madje iu përgjigjë pozitivisht ftesës së Edi Rejës për ndeshjet e marsit.

Leave a Reply