Qeveria ndanë 3 milion euro për federatat sportive

Qeveria në seancën e fundit,  ka marrë vendim që t’iu ndaj federatave të sportit afër 3 milion euro për ti tejkaluar vështërësitë e krijuara nga Pandemia “COVID 19”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se  Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar Vendimin që nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 nga Programet për masat Kovid, federatave të sportit t’iu ndajë afër 3 milion euro.

“Këto mjete u ndahen Federatave  sportive,  të cilave iu është lëshuar vauçer  në përputhje me Ligjin për Sport, me të cilin krijohen kushte për realizimin e aktiviteteve të tyre në këto kushte të jashtëzakonshme shkaktuara nga pandemia Covid-19.  Mjetet e dedikuar për mbështetje të federatave të  sportit ,  janë pjesë  e masave të  Qeverisë për mbështetje të vazhdueshme të sportit dhe punëtorëve sportivë” , deklaroi Hoxha.

Leave a Reply