Pas LK, sonte rradhën ka gjysmëfinalet e Liga Europa

Sonte zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Liga Europa. Mançester Junajtedi dhe Roma do të përballen në “Old Trafford”.

Të dy skuadrat kanë treguar paraqitje fantastike në këtë edicion të Liga Europa dhe pritet që edhe sonte të ofrojnë një ndeshje shumë të rivalizuar e interesante mes tyre.

Në anën tjetër, Arsenali ka udhëtuar për në Spanjë për t’u përballur me skuadrën e Viljarealit. Unai Emery rikthehet të jetë kundër skuadrës së tij, me trajnerin spanjoll që konsiderohet si specialist i kësaj gare.

Të dyja ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00.

Leave a Reply