Arion Ziba: 3 pikët do mbesin në Strugë

Struga Trim Lum sot do të përballet me Vardarin në ndeshjen e vlefshme të javës së 32-të, që me vete sjellë edhe disa ndeshje shumë interesante, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të këtij shumë të vlefshëm për të dyja skuadrat, nga tabori i skuadrës strugane ka folur edhe Arion Ziba, i cili thotë se Struga Trim Lum është gati për fitoren e parë ndaj Vardarit këtë edicion.

“Në ndeshjet e fundit rradhazi kemi bërë paraqitje shumë të mira dhe këtë ritëm shpresojmë që ta vazhdojmë edhe kundër një skuadre siç është Vardari. Jemi të vetëdijshëm për pikët e humbura në dy ndeshjet e fundit në të cilat jemi përballur me ta, mirëpo ne besojmë në fitore dhe 3 pikët do ngelin në Strugë” – është shprehur Arion Ziba, për faqen zyrtare të Struga Trim Lum.

Pas 31 xhirove Struga Trim Lum ndodhet në pozitën e katërt me 51 pikë, një më pak se Makedonija GJ.P i vendit të tretë, që sot do të përballet me Shkëndijën. Në anën tjetër Vardari ndodhet në pozitën e parafundit me 31 pikë, 5 më pak se Renova dhe Akademia Pandevi që ndodhen në pozitat e balotazhit, ashtu që vetëm mrrekullitë mund ta shpëtojnë skuadrën shkupjane nga rënia në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply