Banka Komerciale, sponsori i ri i FFM-së

Banka Komerciale e Maqedonisë së Veriut do të jetë sponsor i ri i Federatës së Futbollit të vendit tonë. Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini dhe drejtori i Bankës Komerciale, Ilija Iloski sot firmosën marrëveshjen e sponsorizimit për tri vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje vjen në një periudhë shumë të rëndësishme për futbollin në vendin tonë, pasi muajin e ardhshëm përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë për herë të parë në historinë e saj në Kampionatin Europian. Në shenjë falenderimi për mbështetjen, numri një i FFM-së, Sejdini i dhuroi një fanellë drejtorit Ilioski me numrin 12-të.

“Me këtë bashkëpunim që sot e zyrtarizuam, Banka Komerciale bëhet mbështetëse e përfaqësueses së Maqedonisë. Jemi krenar që kemi një partner i cili gjithmonë afirmon dhe mbështet vlerat e vërteta. Banka më e mirë e Maqedonisë së bashku me ekipin më të mirë të futbollit. Ne jemi të lumtur që përmes këtij bashkëpunimi me Banken Komerciale kemi mundësi ta vazhdojmë historinë e bukur në lidhje me pjesëmarrjen e ekipit përfaqësues në Kampionatin Europian”, ka thënë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Leave a Reply