ZYRTARE, Antonio Konte largohet nga Interi

Edhe pse Interi e ndërpreu dominimin 9-vjeçar të Juventusit në futbollin italian, duke fituar titullin kampion, ariktekti i këtij suksesi të jashtëzakonshëm të “zikaltërve”, Antonio Konte do të largohet nga “Xhuzepe Meaca”, konfirmuan nga klubi nga Milano.

Klubi dhe Konte u dakorduan që të ndërpresin bashkëpunim me pëlqim të dyanshëm, ndërsa nga Interi janë të obliguar që ti paguajnë italianit edhe 7 milion euro.

Konte me Interin kishte kontratë deri në vitin 2022, sipas së cilës do të përfitonte edhe 13 milion euro, kështu që “zikaltërit” ps ndërprerjes së bashkëpunimit para kohe, do të shpenzojnë 6 milion euro.

Konte drejtimin e Interit e morri në fund të sezonit 2018/2019, ndërsa edhe pse nuk arriti të bëjë ndonjë sukses të madh në Ligën e Kampionëve, ai i mundësoi skuadrës “neroaxurre” që të shpallet kampion.

Konte Interin e drejtoi në 102 ndeshje zyrtare, duke regjistruar 64 fitore, 23 barazime dhe 15 disfata.

Si emra që mund të zëvendësojnë Konten te Interi, përmenden ai i Simone Inzaghit, si dhe Masimiliano Allegrit.

Leave a Reply