Bajram Jashanica sërish rikthehet në Superligën shqiptare!

Bajram Jashanica, i cili vite me rradhë ishte një ndër mbrojtësit më të mirë në Superligën shqiptare, shumë lehtë mund të ndodhë që sërish të luaj në këtë kampionat.

Jashanica aktualisht është pjesë e Ballkanit nga Suhareka, me të cilën skuadër edicionin që lamë pas u ndalën në pozitën e tretë, duke mos siguruar ndonjë vend për në Europë.

Sipas Neësport.al, skuadra e rikthyer në Superligën shqiptare, Dinamo, është afër të firmos me Jashanicë.

18 herë kampionët e Shqipërisë janë rikthyer në Superligë pas 9 vitesh pritje e po projektojnë goditjet e para në merkato.

Për momentin Dinamo është pa trajner por akordi me Bledi Shkëmbin është shumë afër e për këtë arsye po mendohet për lojtarët e rinj.

Jashanica dhe Shkëmbi njihen mjaft mirë pas kanë luajtur së bashku te Skënderbeu dhe të dy pritet të bashkohen te Dinamo, por këtë herë me role të ndryshme, Shkëmbi në stol dhe Jashanica në fushë, njëjtë sikurse edhe te Ballkani së fundmi.

Leave a Reply