E bujshme, FC Shkupi transferon ish mbrojtësin e Shkëndijës!

FC Shkupi pa dyshim se është skuadra më aktive në merkato, teksa edhe pse jemi shumë larg afatit kalimtar të verës për sezonin garues 2021/2022, skuadra nga Çairi, tashmë ka bërë 3 transferimet e para, njofton “infOSport.mk”.

Emra të rinj në rradhët e skuadrës nga Çairi janë 3 mbrojtës, ndërsa me shumë gjasa edhe përforcimi i katërt vie nga ky repart.

Pas Fisnik Zukës, Blerton Shejit dhe Tome Kitanovskit, skuadrës së FC Shkupit me shumë gjasa do i bashkohet edhe ish futbollisti i Shkëndijës, Konstantin Çeshmexhiev.

Një gjë të tillë raportojnë mediat në Bosnje e Hercegovinë, aty ku së fundmi 25-vjeçari Çeshmexhiev mbronte ngjyrat e Velezh Mostar, percjellë “infOSport.mk”.

Mbrojtësi shkupjan te skuadra boshnjake u transferua verën e vitit 2020 nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa vetëm pas një viti ai me pëlqim të dyanshëm prishi kontratën me Velezh Mostar, skuadër kjo që për herë të parë pas 33 viteve siguroi një vend për në garat europiane.

Në këtë mënyrë Çeshmexhiev sërish rikthehet në futbollin vendor, aty ku në moshë të re kishte mbrojtur ngjyrat e Rabotniçkit, për të luajtur më pas edhe me Pelisterin, Lubancin, Makedonija Gj.P dhe Akademia Pandevin.

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Çeshmexhiev numëron 95 ndeshje, 2 gola dhe 2 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply