3 largime brenda ditës te Llapi!

Skuadra e Llapit prej sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, e ku për herë të parë do të luaj në Europë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Podujeva është treguar mjaft aktive, sidomos kur janë në pyetje largimet e futbollistëve. Gjithçka kishte filluar me largimin e malazezit Sava Gardasheviç dhe mesfushorit Alban Ramadani me 25 maj, që vetëm 3 ditë më pas të ndodh transferimi i parë, ai i Dren Ahmetit nga rradhët e Vushtrrisë.

Një transferim bombastik erdhi me 5 qershor, kur llapjanët nënshkruajtën me mesfushorin meksikan Francisko Rivera, ndërkohë gjatë ditës së sotme kjo skuadër u nda me 3 futbollistë, edhe atë kapitenin Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësin Ahmet Halitit dhe sulmuesit Ahmet Januzit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i drejtuesve të FC Llapit për të zëvendësuar këto emra të spikatur, të cilët ishin ndër më të merituarit për suksesin historik të kësaj skuadre gjatë sezonit që lamë pas, duke ngritur lartë trofeun e Kupës së Kosovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply