Heroi i Tikveshit, Spahiu do shënojë edhe në Ligën e Parë për skuadrën nga Kavadari

Ediz Spahiu pa dyshim se do mbahet mend një kohë më të gjatë nga tifozët e Tikveshit. Djaloshi 19-vjeçar me origjinë nga Gostivari në ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë, shënoi golin e vetëm në atë fitore historike 1:0 ndaj Sileksit në Shkup, duke bërë që Tikveshi për herë të parë pas 17 vitesh të rikthehet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë nuk kanë harruar edhe drejtuesit e Tikveshit, të cilët i kanë ofruar kontratë një vjeçare sulmuesit Spahiu, i cili në sezonin e ri do të ketë mundësinë të provojë veten edhe në ndeshjet e Ligës së Parë.

Spahiu te Tikveshi u transferua shkurtin e këtij viti nga rradhët e Gostivarit, ndërsa shumë shpejtë u shndërrua në një futbollistë titullarë. Ai madje debutoi me gol në ndeshjen kundër Vardar Negotinës, ndërsa i njëjti kishte shënuar edhe golin më të vlefshëm të Tikveshit për vitin 2021.

Përveç Spahiut, kontratën me Tikveshin edhe për një vit tjetër e ka vazhduar edhe mbrojtësi Stefan Naumçevski.

Leave a Reply