Prishtina godet në merkato, 3 blerje brenda ditës

Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina, gjatë ditës së sotme ka prezantuar 3 futbollistë të rinj, me të cilët ka pasuruar dukshëm pjesën e saj ofenzive, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për Xhevdet Shabanin, futbollistin me shumë përvojë në futbollin kosovar, por edhe në garat europiane. Ai vjen nga rradhët e Dritës së Gjilanit, aty ku për trajner kishte shkupjanin Ardian Nuhiun, ndërsa tashmë edhe te Prishtina do të gjejë një tjetër strateg shkupjan, Zekirja Ramadanin.

Ky i fundit bëri mrrekulli me Prishtinën edicionin e fundit, ku nga forca e tretë, e solli skuadrën si forca e parë në elitën e futbollit kosovar, ndërsa me blerjet e reja, i njëjti pretendon më shumë edhe në garat europiane.

Një tjetër futbollistë me përvojë europiane,  është edhe Mendurim Hoti, me të cilin Ramadani ka punuar edhe te Feronikeli, ndërkohë emri i tretë i ri në rradhët e Prishtinës, është Bleart Tolaj.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar, i cili mund të luajë në disa pozita të sulmit.

Prishtina nuk do të ndalet këtu, pasi drejtuesit e kësaj skuadre janë duke shikuar mundësinë për të përforcuar ekipin edhe në reparte të tjera.

Leave a Reply