Lajm jo i mirë për Italinë, ndaj Zvicrës pa shërbimet e Florencit

Shumë e komentuan si vendim taktik të trajnerit Roberto Mançini, për të lënë në dhomat e zhveshjes Alesandro Florencin dhe për të aktivizuar Di Lorenzon në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes me Turqinë, por nuk ka qenë aspak i tillë.

Mbrojtësi në pronësi i Romës bëri mirë në pjesën e parë, por ndjeu një shqetësim në pulpë dhe duke parë intensitetin e kompeticionit, Mançini ndërhyri për ta lënë në stol dhe për të mos rrezikuar një dëmtim më serioz.

Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra dje, është konfirmuar se Florenci nuk ka ndonjë dëmtim serioz, por gjithsesi ai do të duhet të pauzojë për ndeshjen me Zvicrën, që në program është me datë 16 qershor.

Zëvendësimi në kohë në sfidën e djeshme, ka bërë që të shmanget një dëmtim më i rëndë dhe tani Florenci do të nisë një program të shpejtë rikuperimi për t’u rikthyer në fushë për përballjen e fundit të grupit “A”, atë kundër Uellsit të Garet Bejll.

 

Leave a Reply