“Golazo” nga ana e Messit përballë Kilit (VIDEO)

Argjentina në këto momente po zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të “Copa America” kundër Kilit, ndaj së cilës kombëtare kishte humbur dy finalet e fundit në kuadër të këtij kompeticioni, edhe atë pas ekzekutimit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Përballjet mes këtyre dy kombëtareve çdoherë zgjojnë interesim të madh, ndërsa ashtu është edhe tani. Argjetina e Messit po shfaqet shumë më e rrezikshme, ndërsa falë një perle të vërtetë të yllit të Barcelonës, “gauçosët” 45 minutat e para i mbyllën me epërsi minimale 1:0.

Kjo është ndeshja e parë e grupit A, ndërkohë një ditë më herët në kuadër të grupit B u zhvilluan dy takimet e para të “Copa America”, ku Brazili mundi Venezuelën me shifrat 3:0, ndërkohë Kolumbia me rezultatin minimal 1:0 ngadhnjeu ndaj Ekuadorit. (infOSport.mk)

Leave a Reply