Struga Trim Lum bënë një super debutim në skenën europiane

Struga Trim Lum ka bërë një super debutim në skenën europiane, duke barazuar 1:1 në transfertën në Letoni ndaj FK Liepaja në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të parë në “Europe Conference League”, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Srgjan Zaharievski bënë një super paraqitje, e ku nuk munguan rastet për të shënuar që në pjesën e parë, që në fund foli për ekipin vendas.

Ishte braziliani Dodo, ai i cili kaloi në epërsi skuadrën e FK Liepaja, e cila nuk mundi që të ruaj këtë rezultat, pas agresivitetit të futbollistëve të Struga Trim Lum, që me çdo kusht kërkonin golin e barazimit.

Ata shpresuan deri në fund, ndërsa një gjë e tillë atyre iu shpërblye fare në fund, më saktësisht në minutën e 93-të, kur Besir Iseni shënoi në rrjetën e Zviedris.

Ishte kjo një goditje e rëndë për ekipin vendas, që do ta ketë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit në Shkup, që në program është saktësisht pas një jave.

E pikërisht në kryeqendrën tonë, sot Sileksi me po të njëjtin rezultat (1:1) barazoi kundër moldavëve të Petrokub. Kristijan Dodevski shënoi golin e parë për Sileksin vetëm pas 5 minutave lojë, ndërsa golin e barazimit mysafirët nga Moldavia e gjetën në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë moldavët ishin më të mirë dhe në disa raste rrezikuan portën e Bozhinovskit, mirëpo në fund rezultati mbeti i pandryshuar, ashtu që udhëtuesi për në raundin e dytë do të vendoset pas një jave në tokën moldave. (infOSport.mk)

Leave a Reply