Italia për herë të dytë kampione e Europës, Anglia mbetet sërish duar thatë (VIDEO)

Italia është kampionja e re e Europës, pasi sonte në stadiumin “Uembli” mundi Anglinë pas ruletit të penaltive me rezultatin e përgjithshëm 4:3, njofton “infOSport.mk”. Portieri Xhanluixhi Donaruma doli të jetë heroi i këtij takimi, pasi ndali dy penaltit, ndërsa një tjetër goditje u ndal në shtyllë.
“Axurrët” humbën gjithashtu dy penalti, mirëpo kjo nuk u tregua fatale për Italinë. Në kohën e rregullt të dyja kombëtaret shënuan nga një gol, me Luk Shou, që realizoi që në minutën e dytë, ndërsa golin e barazimit për Italinë e realizoi Leonardo Bonuçi.

Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk u shënuan gola, ashtu që penaltitë edhe njëherë tjetër ishin me fat për Italinë në këtë europian.

Është ky titulli i dytë europian për italianët, pas asaj të vitit 1968. Në anën tjetër Anglia morri edhe një goditje tjetër të rëndë, edhe pse ishin shumë ambicioz, mirëpo që sërish mbetën duar thatë, kur është në pyetjë titulli i kampionit të Europës.

Kujtojmë trofeun e vetëm Anglia e kishte fituar në vitin e largët 1966, kur ishin shpallur kampion të Botës. Ndërkohë ekipi i Roberto Mançinit vazhdoi të shkruaj historinë, duke vazhduar serinë prej 34 ndeshjeve pa disfatë. (infOSport.mk)

Leave a Reply