Shkëndija vijon garat në Ligën e Konferencës, ja me kë do të luaj

Shkëndija sonte ka pësuar një ndër disfatat më të rënda në skenën ndërkombëtare, duke u mundur nga kampionët slloven të NS Mura me rezultatin 5:0, njofton “infOSport.mk”.

Për më tepër skuadra e Ernest Gjokës ishte mundur edhe në ndeshjen e parë në Shkup (1:0), ashtu që eliminohet që në startin e ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve, aty ku mund të shpresoj që të luaj vetëm vitin e ardhshëm, pasi këtë vit garat e saj do i vijojë në Ligën e Konferencës, aty ku luajnë edhe FC Shkupi, FC Struga dhe Sileksi.

Shkëndija do të luaj në raundin e dytë të këtij kompeticioni, edhe atë ndaj ish skuadrës së Stenio Zhunior, FC Riga nga Letonia, që u eliminua sot nga suedezët e Malmo.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë si mysafir me datë 22 korrik, ndërkohë atë kthyese një javë më pas (29 korrik) në stadiumin e qytetit të Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply