FC Shkupi, FC Struga dhe Sileksi sot zhvillojnë ndeshjet europiane…kush do kalojë tutje

Tre skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut në UEFA Ligën e Konferencës, FC Shkupi, FC Struga Trim Lum dhe Sileksi sot do të zhvillojnë ndeshjet e tyre kthyese në kuadër të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Të parët që dalin në mejdan, janë futbollistët e Struga Trim Lum, të cilët me fillim në ora 17:00 në stadiumin pranë FFM-së do të përballen me letonezët e FC Liepaja. Ndeshja e parë në Letoni ishte mbyllur me barazimin 1:1, ashtu që të dyja skuadrat futen me shanse të barabarta.

Dy orë më vonë (19:00), Sileksi i Burhan Alijit dhe Arsim Lamallarit do të luaj kundër ekipit të Petrokub nga Moldavia. Edhe në këtë ndeshje skuadrat do të nisin gjithçka nga fillimi, pasi edhe ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar në Shkup ishte mbyllur me barazim 1:1.

Ndërkohë skuadra e fundit që do të zbres në fushë sonte në kuadër të Ligës së Konferencës, është FC Shkupi, që drejt Kosovës niset me një avantazh 2:0 përballë Llapit të Tahir Batatinës.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Prishtinë me fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply