Arbitër norvegjez do i referojnë  FC Shkupit përballë Santa Klara

FC Shkupi me sukses kaloi raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke eliminuar ekipin kosovar të Llapit dhe duke siguruar në këtë mënyrë një përballje me portugezët e Santa Klara, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues ndaj ekipit portugez, FC Shkupi do ta zhvillojë në arenën “Todor Proeski”, ndërsa atë kthyese një javë më pas në tokën portugeze.

Ndërkohë, UEFA ka caktuar edhe arbitrët e takimit të parë në Shkup. Do të jetë norvegjezi Kai Erik Steen  kryesori i këtij takimi, i ndihmuar edhe nga dy asistentët e tij Jan Erik Engan dhe Tom Harald Grønevik, teksa arbitër i katërt do të jetë Tore Hansen.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Santa Klara në Shkup, në program është me datë 22 korrik me fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply