Plotë 8 skuadra shqiptare do luajnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, Drita dhe Partizani peshkojnë dy gjigandë!

Të enjten në program ishin ndeshjet kthyese të raundit të parë në kuadër të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”. Plotë 8 skuadra shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut siguruan një vend për në këtë fazë, aty ku shpresojnë që të bëjnë mrrekulli dhe të vazhdojnë tutje në këtë kompeticion. Megjithatë dy skuadra do ta kenë shumë të vështirë për të shpresuar në një gjë të tillë, kjo pasi peshkuan dy skuadra gjigande nga Europa.

Fjala është për Dritën e Gjilanit, që do të luaj me holandezët e Fejenordit dhe Partizanin e Tiranës, që në këtë fazë do të përballet me Bazelin zviceran.

Dy skuadrat shqiptare nga vendi ynë, Shkëndija dhe FC Shkupi do të luajnë kundër FC Riga nga Letonia, gjegjësisht Santa Klara nga Portugalia, ndërkohë Teuta që u eliminua në Ligën e Kampionëve, njëjtë sikurse Prishtina dhe Shkëndija, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së konferencës do të përballet me Inter Esacalades nga Andorra.

Prishtina e Zekirja Ramadanit do të ketë kundërshtarë nga Uellsi, skuadrën e Connahs Quay, Laçi i Bashkim Veliut do të përballet me skuadrën rumune të Universitatea Krajova, derisa Vllaznia e Mevlan Adilit do të luaj ndaj qipriotëve të AEL Limasol. (infOSport.mk)

Ekipet shqiptare që do luajnë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës:
Partizani – Basel (Sui)
Vllaznia – AEL Limassol (Cyp)
Laçi – Univ Craiova (Rum)
Teuta – Inter Esacalades (And)
Shkendija – Fc Riga (Let)
Prishtina – Connahs Quay (Wel)
Shkupi – Santa Clara (Por)
Drita – Feyenord (Hol)

Leave a Reply