“Ringjallet” Januzaj, shënon një euro gol nga 30 metra (VIDEO)

Adnan Januzaj i ka nisur mbarë kontrollueset me skuadrën e tij, Real Sociedad, duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në fitoren 6:1 ndaj Hueskës.

Januzaj i magjepsi të gjithë me perlën e realizuar nga afro 30 metra në minutën e 7-të, teksa dyfishoi përkohësisht shifrat.

Por Januzaj nuk u mjaftua me kaq, teksa dhuroi edhe një asist fantastik për shokun e skuadrës Fernandez, i cili në minutën e 33-të shënoi edhe golin e tretë për Real Sociedad. Ndryshe, në listën e golashënuesve për skuadrën baske në këtë përballje, u regjistruan edhe Guridi, Vilian Hose, Navaro dhe Le Normand. Golin e vetëm për Hueskën, e realizoi Esriçe gjatë pjesës së parë.

Kujtojmë sezonin e ri që nis ka mesi i muajit gusht, Real Sociedadi i Adnan Januzajt do ta nis kundër Barcelonës në transfertë.

Leave a Reply