Ardian Nuhiu me Dritën shkruajnë historinë, ndalin gjigandët holandez të Fejenordit!

Drita e Gjilanit që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, ka bërë një ndër surprizat më të këndshme në ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Liga Europa, duke barazuar pa gola ndaj gjigandëve holandez të Fejenordit, njofton “infOSport.mk”. Është ky pa dyshim një ndër sukseset më të mëdha të një skuadre kosovare në arenën ndërkombëtare, ndërsa pikërisht rezultatet e këtilla, kanë bërë që Kosova vitin tjetër të përfaqësohet me 4 klube në garat europiane.

Drita zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj skuadrës së madhe holandeze, që rastin më të mirë e kishte vetëm në momentet e fundit të takimit, kur goditën shtyllën.

Fejenordi kishte dominimin në posedim të topit si dhe dy raste shumë të mira për gol, por që futbollistët e Dritës arritën në përpikmëri t’i kryejnë detyrat e dhëna nga ana e trajnerit të tyre, Ardian Nuhiu.

Ky rezultat është një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën kosovare, sidomos nëse kemi parasysh kundërshtarin që kishin përballë, e që pa dyshim se është një ndër skuadrat më të njohura europiane, që për çdo vit luan një rol të rëndësishëm në eliltën e futbollit holandez, duke rivaliziar për titullin kampion me dy skuadrat tjera gjigande, Ajaksin dhe PSV Ajndhovenin.

90-të minutat e para në Prishtinë nuk dhanë fitues, madje asnjë gol të shënuar, ndërsa ato pritet ti kemi në Roterdam pas një jave, kur edhe do të zhvillohet ndeshja e kthimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply