FC Drita, Ardian Nuhiu dhe “Intelektualët” në mënyrën më të mirë promovuan futbollin kosovar

Ekipi pa trajner nuk mundet, por gjithsesi nuk mundet edhe pa tifoz. Ndërsa kur komponohet kjo treshe në mënyrën më të mirë, atëherë rezultati nuk ka se si të mungojë. Këtë më së miri e dëshmoi sonte Drita e Gjilanit me super trajnerin Ardian Nuhiu dhe super tifozët “Intelektualët”.

Një 90-të minutësh mjaft mirë i administruar nga futbollistët e Dritës, të cilët në përpikmëri kryenin urdhërat e trajnerit të tyre Ardian Nuhiu në fushën e blertë, ndërsa në tribuna grupi i tifozëve “Intelektualët” i dhanë ngjyrën e duhur këtij suksesi historik të skuadrës së Dritës nga Gjilani, që sonte në mënyrën më të mirë promovoi futbollin kosovar. (infOSport.mk)

Leave a Reply