Sefer Emini rikthehet në futbollin vendor

Sefer Emini është rikthyer në futbollin vendor, duke pranuar që të veshë sërish fanellën e Makedonija GJ.P., njofton “infOSport.mk”.

Emini pikërisht nga kjo skuadër tetorin e vitit të kaluar ishte transferuar në Rusi te skuadra e Akron Toljatit, për të cilën skuadër zhvilloi 14 ndeshje.

21-vjeçari Emini te Makedonija GJ.P do të luaj në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni nga Akron Toljati, drejtuesit e së cilës skuadër nuk heqin dorë nga ky talent, i cili te skuadra amë do të ketë mundësinë që të zhvillohet edhe më shumë dhe të marrë atë përvojën e duhur për tu rikthyer sërish në futbollin rus.

Kujtojmë Emini te Makedonija GJ.P kishte nisur karrierën e tij profesionale, ndërsa me angazhimin e tij, por edhe të Mario Mlladenovskit dhe Mario Krstovskit, kjo skuadër do të jetë një ndër skuadrat pretendente për ato pozita lartë në tabelën e klasifikimit.

Pas 5 xhirove të para Makedonija GJ.P. ka regjistruar 3 fitore dhe 2 disfata, duke u renditur në pozitën e katërt.

Leave a Reply