Shqipëria forca e dytë në grupin “I”, vetëm Anglia para nesh

Shqipëria mbrëmë morri edhe fitoren e dytë rresht në kuadër të grupit “I” eliminatorë të vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, duke u ngjitur në këtë mënyrë në pozitën e dytë, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores së madhe të dielën ndaj Hungarisë, “kuqezinjtë” e Edi Rejës mbrëmë në Elbasan mundën skuadrën modeste të San Marinos me shifrat 5:0.

Ishte kjo fitorja e katërt për Shqipërinë, që me 12 pikë shfaqet si forca e dytë në grup, menjëherë pas Anglisë, që kishte barazuar me Poloninë.

Si duket pikërisht me polakët, Shqipëria do të diskutojë atë pozitë të dytë, edhe atë në muajin tetor, kur “kuqezinjtë” i presin dy përballje shumë të forta. Fillimisht me 9 tetor, ata do të jenë mysafir të Hungarisë, ndërkohë 3 ditë më pas në tokën shqiptare do të mirëpresin Poloninë. Janë këto dy ndeshje deçizive për Shqipërinë e Edi Rejës, ku do të mësohet edhe fati i “kuqezinjëve”, por edhe i vetë strategut italian, nëse do vazhdojë të udhëheqë kombëtaren shqiptare.

Anglia me 16 pikë nga 6 ndeshje, renditet në pozitën e parë të grupit “I”, duke lënë pas Shqipërinë me 12 pikë, për të vijuar më pas Polonia me 11 dhe Hungaria me 10.

Në dy pozitat e fundit ndodhen Andorra me 3 pikë, gjegjësisht San Marino me 0 pikë. (infOSport.mk)

Eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022” – Grupi “J”

# Ekipi Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1 Anglia 6 5 1 0 18:2 16
2 SHQIPËRIA 6 4 0 2 10:6 12
3 Polonia 6 3 2 1 19:8 11
4 Hungaria 6 3 1 2 12:10 10
5 Andorra 6 1 0 5 4:14 3
6 San Marino 6 0 0 6 1:24 0

Leave a Reply