“Lutemi për Tetovën”, futbollistët e Partizanit dalin me fanella speciale para sfidës ndaj Teutës

Tragjedia e dy ditëve më parë në Tetovë që ndodhi në spitalin modular të “Covid 19”, e ku si pasojë nga zjarri i shkaktuar humbën jetën plotë 14 pacientë, nuk ka tronditur vetëm qytetarët e Tetovës apo edhe Maqedonisë, por e njëjta ka prekur edhe ato nga rajoni dhe e gjithë bota.

Më së miri një gjë të tillë e dëshmuan edhe futbollistët e Partizanit nga Tirana, të cilët sonte në fushë në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në Superligën shqiptare përballë Teutës, në fushë zbritën me fanella speciale ku ishte stampuar shprehja “Lutemi për Tetovën”, duke iu shprehur mbështetje familjeve të viktimave dhe gjithë qytetarëve të Tetovës, për këtë tragjedi të rëndë.

Vërtetë një gjest shumë i mirë ky nga ana e klubit të Partizanit, skuadër kjo që në fund u mund nga Teuta me rezultatin minimal 1:0.

 

Leave a Reply