Trajneri i ekipit zvicerian komenton dëmtimin e Abrashit: Ai ka mish shqiptari, shërohet shumë më shpejt

Amir Abrashi pësoi një dëmtim serioz në përballjen e Shqipërisë kundër Hungarisë. Për këtë arsye futbollisti do të dilte nga fusha e blertë dhe pritet që të mos rikthehet për të paktën katër javë.

Të paktën këtë e thotë e zakonshmja dhe gjuha mjekësore, por trajneri i “pitbullit tonë”, Giorgio Contini, mendon ndryshe.

Tekniku i Grashopërs është i qetë dhe pret që Abrashi të rikthehet më shpejt në fushën e blertë. Mes batutës, “Blick” raporton fjalët e Contini: “Abrashi ka mish shqiptari, do të shërohet më shpejt”.

Padyshim që këtë e uron edhe Reja, megjithëse duket se gjasat janë thuajse zero që Abrashi të ndihmojë Shqipërinë për ndeshjet e tetorit, kur “kuqezinjtë” do të zhvillojnë dy ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Hungarisë dhe Polonisë.

Leave a Reply