Pogba feston dhe sfidon tifozin e Uest Hamit (VIDEO)

Një gol në minutën e 89-të  dhe një penalti e humbur në të 95-tën, i ka dhënë tre pikët e plota Mançester Junajtedit në transfertën ndaj Uest Hamit. Pas gjithë kësaj, festa në mesin e “Djajve të Kuq” nuk mungoi, ndërsa tifozët vendas e kishin shumë të vështirë për të kapërdirë gjithë atë që ndodhi në momentet e fundit të takimit, nga i cili ekipi i tyre të paktën mund të dilte me një barazim, në rast se Noble shënonte nga pika e bardhë.

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori i Junajtedit, Poll Pogba, teksa ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes, ishte përfshirë në një debat verbal me një nga tifozët vendas, duke e sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar i Uest Hamit i kërkonte francezit të mbyllte gojën, por Pogba e sfidoi atë me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda. E gjithë kjo situatë e krijuar bëri që të ndërhyjë edhe ndihmës-trajneri i “Djajve të Kuq”, Mihael Kerik, i cili morri me vete francezin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës.

Leave a Reply