Bolt e krahason veten me Messin!

Atleti legjendar xhamajkan, Usain Bolt, e ka krahasuar talentin e tij natyral me atë të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Tetë herë kampioni olimpik, Bolt, u pensionua vitin e kaluar, pas një karriere të jashtëzakonshme, ku fitoi plotë 11 tituj botërorë. Kur u pyet në ndeshjen e miqësisë, të mërkurën, Bolt e përshkroi veten si “një tifoz i madh” i Kristiano Ronaldos, por tha se identifikohet më shumë me Messin, duke sugjeruar se të dy kanë përfituar nga aftësitë natyrore.

“Messi është shumë i talentuar”, – tha ai për “Omnisport”, duke folur me mirësjellje nga “Hublot”.

“Nga ajo që kam mësuar dhe dëgjuar gjatë viteve, Kristiano Ronaldo kishte nevojë për të punuar shumë dhe marrë vendin ku është. Unë kam lindur me shpejtësi dhe kam pasur shumë talent, si Messi” – është shprehur Bolt.

Dëshira e Bolt për të luajtur futboll në mënyrë profesionale është dokumentuar mirë dhe ai do të marrë shansin e tij për t’i bërë përshtypje trajnerit të Borussia Dortmund, këtë javë, kur do të niset në Gjermani për një seancë stërvitore. Sidoqoftë, ai është duke kërkuar një hap përpara dhe po e përdor atë si një platformë për të ndihmuar në arritjen e ëndrrës së tij të fundit, duke luajtur për Mançester Junajtedin e tij të dashur: “Unë do të përpiqem me më të mirën time, si gjithmonë. Jam një person shumë i vendosur, kur dua diçka, kështu që do të shkoj atje dhe të bëj më të mirën time. Unë do të doja të luaja për Mançester Junajtedin, por më duhet një sprovë. Pas kësaj, do të kem një bazë për t’i treguar Hoze Murinjos se mund ta bëj këtë, mund ta bëj edhe këtë”.

Leave a Reply