Delegohen arbitrët e javës së 8-të, ja kush e drejton derbin Ak.Pandev-FC Shkupi

Fundjava në futbollin vendor sjellë ndeshjet e javës së 8-të në Ligën e Parë. Ndeshja kryesore padyshim se do zhvillohet në Strumicë, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat e para në tabelë, Akademia Pandev dhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë javë. Ndeshja kryesore në stadiumin “Bllagoj Istatov” i është besuar arbitrit të njohur me emblemën e FIFA-s dhe UEFA-s, Aleksandar Stavrev, me asistentët Dejan Kostadinov, Goce Petreski, derisa arbitër i katërt do të jetë Ogor Stojçevski.

Në ndeshjen tjetër interesante, që gjithashtu zgjon shumë interesim, ajo në Strugë midis Struga Trim Lum dhe Shkëndijës, “bilbil” kryesor do të jetë Aleksandar Grujoski nga Kërçova.

Stojançe Trpçevski nga Kavadari do të drejtojë takimin në Tetovë midis Renovës dhe Bregallnicës, tetovari Furkan Idrizi do të jetë kryesori i takimit Rabotniçki – Pelisteri, Dejan Jakimovski është deleguar në Veles për të referuar në ndeshjen midis Borecit dhe Skopjes, ndërkohë në Kavadar, takimin midis Tikveshit dhe Makedonija GJ.P, do ta drjetojë arbitri nga Ohri Marjan Eckoski me ndihmësit e tij, Slagjan Markoski nga Gostivari dhe Daniel Vasilevski nga Shkupi. (infOSport.mk)

Leave a Reply