Benzema vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Real Madridi është befasur sonte nga Sherif Tiraspol në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke pësuar disfatë 2:1.

Golin e vetëm për “madrilenët” e realizoi Karim Benzema, i cili këtë sezon po luan në formë të madhe.

Madje ai mbrëmë vendosi një rekord në Ligën e Kampionëve. Goli i shënuar sonte ndaj kampionëve të Moldavisë, bëri që francezi të shënojë për 17 sezone në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk e ka bërë asnjë lojtar tjetër deri më tani në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.

Leave a Reply