Maqedonia U19 e Dashmir Bearit barazoi kundër Turqisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U19 sot në Shkup ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Turqisë. Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim 1:1, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte që ekipi i Dashmir Bearit të merrte fitoren, në rast se Behar Feta të shënonte nga pika e bardhë.

Turqia avansoi e para në këtë përballje me anë të Polat Abau, i cili shënoi në fillimin e pjesës së dytë.

Maqedonia U19 deri te barazimi erdhi në minutën e 70-të, kur Besar Guxhufi nga brendia e zonës shënoi një gol mjaft të bukur për barazim të rezultatit në 1:1.

Doli të jetë ky rezultati përfundimtarë i këtij takimi, ndërsa këto dy kombëtare ndeshjen e dytë miqësore do ta zhvillojnë me datë 11 tetor.

Maqedonia U19:
Formacioni parë: Stefan Tasev, Lupçe Kudev, David Gregori, Reshat Ramadani, Zufer Shaini, Behar Feta, Oktaj Rakipi, Vançe Krstevski, Dashmir Elezi, Kristijan Taseski, Berat Kalkan.
Bankina rezervë: Kire Novakov, Goce Jovçev, Samet Rexhepi, Emir Saitoski, Filip Gjorgoski, Matej Angellov, Altin Veseli, Ardijan Çilafi, Martin Tallakov, Borçe Gogov, Ali Ali, Besar Guxhufi.

Leave a Reply