
Italia ka fituar finalen e vogël për vendin e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, pasi sot në stadiumin e Juventusit në Torino, mundi Belgjikën me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Që të tre golat e këtij takimi u realizuan në pjesën e dytë, me Barellën i cili shënoi i pari, edhe atë vetëm pas dy minutave të kaluara në këtë pjesë. Mesfushori i Interit përfitoi nga një devijim i topit dhe pa menduar shumë goditi nga vija e zonës së 16-të metërshit, duke kaluar në avatazh Italinë pas 47 minutave lojë.
Italia vazhdoi me lojë të mirë edhe në vazhdim të takimit, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 65-të, kur Berardi u tregua i saktë nga pika bardhë.
Golin e vetëm dhe të nderit për Belgjikën në këtë takim, e realizoi mesfushori i Klub Bryzh, Çarls de Ketelaere 3 minuta para fundit të takimit.
Kjo ndeshje ishte si një paralajmërim për finalen e madhe Spanjë – Francë, që zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45.
Kujtojmë fitues i parë i edicionit të Ligës së Kombeve, është Portugalia. (infOSport.mk)