Shkuan për të ndjekur mbrojtësin e Hungarisë, skautët e klubit të njohur europian vihen pas Brojës

Klubi i Fenerbahçes kishte nisur këtë javë monitorimin e futbollistëve të vetë në arenën ndërkombëtare, teksa drejtori sportiv Vitor Pereira, zgjodhi sfidën Hungari-Shqipëri për të parë në veprim mbrojtësin Atila Szalai.

Për fatin e keq të Szalait, ai u bë një nga viktimat e aksionit të Brojës dhe vëmendja e drejtorit të Fenerbahçes u kthye plotësisht nga sulmuesi 20-vjeçar kuqezi.

Në Turqi bëjnë të ditur se emri i Brojës është tashmë në listën e prioriteteve të klubit turk, i cili në këtë edicion po kryeson kampionatin duke pasur në përbërje emra si Ozil, Valencia, Luiz Gustavo apo edhe Mërgim Berisha.

Klubi kërkon me çdo kusht titullin dhe është gati të ndërhyjë në merkato në janar të përforcojë radhët e tij, me Brojën që tashmë është bërë një nga opsionet e mundshme, gjithmonë nëse do të arrijë t’ia shkëputë Çelzit, skuadër kjo që mban kartonin e tij. Aktualisht Broja në formë huazimi po luan te Sauthemptoni.

Leave a Reply