Renova e Qatos për rekord, vetëm edicionin kur u shpallën kampion me statistika më të mira

Renova  të shtunën mundi Pelisterin me rezultatin 2:0. Ishte kjo fitorja e 6-të në 10 javë kampionat, ku ka regjistruar edhe 3 barazime dhe 1 disfatë.

Një fillim i mbarë për Renovën, që me fitoren ndaj Pelisterit shkon në kuotën e 21 pikëv, pas 10 ndeshjesh, duke u renditur në pozitën e dytë menjëherë pas FC Shkupit që ka 23 pikë.

Renova ka arritur të shënojë 18 gola  dhe të pranojë vetëm 8, duke rezultuar një nga skuadrët me sulmin më të mirë pas FC Shkupit.

Më mirë Renova kishte bërë vetëm në edicionin 2009/2010, kur edhe ishte shpallur kampion. Atë kohë skuadra nga Xhepçishti pas 10 xhirove të para kishte tubuar 23 pikë, që në fund me 55 pikë të shpallet për herë të parë kampion, duke lënë pas vetes Rabotniçkin me 50 pikë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply