Muharrem Bajrami merr drejtimin e Makedonija GJ.P!?

Muharrem Bajrami shumë shpejtë pritet të marrë timonin e Makedonija GJ.P., te e cila skuadër luante rolin e ndihmës trajnerit të Aleksandar Tanevskit, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit ditë më parë u shkarkua nga drejtuesit e skuadrës, të cilët tashmë seriozisht po mendojnë që postin e kryetrajnerit të ja besojnë pikërisht strategut shqiptarë, Muharem Bajrami.

Ky i fundit para se ti bashkohej Makedonija GJ.P., luante rolin e trajnerit te FC Shkupi, ku kishte arritur rezultate shumë të lakmueshme. Mbetet të shihet nëse Bajrami edhe zyrtarisht do të marrë drejtimin e një skuadre tjetër shkupjane, të dytën në karrierën e tij si trajner. (infOSport.mk)

Leave a Reply