Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P e Bajramit barazojnë në Shkup (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 1:1 ndeshja e javës së 11-të midis Makedonija GJ.P dhe Struga Trim Lumit, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një ndeshje tipike kampionale, ku të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, ndërsa që të dy golat erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht ishin vendasit që avansuan në minutën e 68-të me anë të mbrojtësit Mario Mlladenovski, pas një harkimi në zonën e 16-të metërshit nga ana a e Sefer Eminit, i cili në lojë në këtë ndeshje u inkuadra në pjesën e dytë.

Ky gol solli gëzim në mesin e futbollistëve vendas, mirëpo që për fatin e tyre të keq nuk zgjati edhe aq shumë. Vetëm 9 minuta më vonë Struga Trim Lum u kundërpërgjigjë, duke hsnëuar golin e barazimit, që erdhi falë dyshes së rezervistëve, Agon Hani-Dean Cvetanoski.

Kjo dyshe u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të nga ana e trajnerit Zaharievski, duke zëvendësuar Koçoskin, gjegjësisht Skenderin, ndërsa dhanë frytin e tyre vetëm pasdy minutave të kaluara në fushë. Hani harkoi nga e majta, duke rrezikuar seriozisht portierin Tasev, i cili topin e devijuar e dërgoi vetëm deri tek këmbët e Dejan Cvatanoskit, i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë të shënojë për 1:1.

Ishte ky barazimi i 6-të për skuadrën e Struga Trim Lum dhe vetëm u dyti për Makedonija GJ.P, dy skuadra këto që edicionin e kaluar po në këtë stadium diskutonin Euorpën. Për momentin janë larg pozitave përmes të cilave mund të shpresojnë daljën në arenën ndërkombëtare, edhe pse është zhvilluar vetëm rrethi i parë i garave në elitën e futbollit vendor, ashtu që deri në mbyllje të sezonit do të kemi në disponim edhe plotë 22 xhiro të tjera.

Struga Trim Lum rrethin e dytë të garave e nis me ndeshjen si vendas kundër Akademia Pandev, ndërkohë Makedonija GJ.P e strategut shqiptarë, Muharem Bajramit do të luaj në Manastir kundër Pelisterit.

Pas 11 xhirove të para Struga Trim Lum me 15 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Makedonija GJ.P me 11 pikë mban vendin e 9-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply