Muriqi rikthehet te Fenerbahçe? Veprimi i bashkëshortes tregon gjithçka

Vedat Muriqi e sheh veten shumë larg Lacio, te e cila skuadër u transferua verën e vitit 2020. Ai tashmë kur ka bërë më shumë se një vit me Lacion, nuk ka arritur të lërë gjurmë në kampionatin italian.

Shumë zëra e lidhin Muriqin me një rikthim të mundshëm te Fenerbahçe, drejtuesit e së cilës skuadër janë gati për ta rimarrë sulmuesin në huazim gjatë merkatos së janarit.

Zërat e këtillë duket se i vulos edhe bashkëshortja e saj, teksa nuk ka nguruar të postojë një foto në “insta-story”, ku shikohej një kronikë në mediat turke që flasin për një kalim të mundshëm të Muriqit te Fenerbahçe.

Leave a Reply