Financat bëjnë që shkupjani Lirim Zendeli të tërhiqet nga Formula 2

Një lajm shumë i keq për sportin shqiptarë, e në veçanti garat e Formula 2, aty ku nuk do të mund të ndjekim nga afër shqiptarin e vetëm që bënte gara, shkupjanin Lirim Zendeli.

Ky i fundit përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në facebook ka bërë të ditur se shkaku i financave është i detyruar që të braktis garat e Formula 2.

“Përshëndetje ndjekës / fansa / miq

Fatkeqësisht kam një lajm të trishtuar. Po e lë herët.

Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia ka reduktuar edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ngushtë. Para së gjithash do të doja të falënderoja sponsorët e mi nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe nuk janë arsyeja e ndërprerjes së papritur. Sidomos Ajdini i cili duhej të mbulonte boshllëqet e papritura buxhetore të shkaktuara nga premtimet e pa mbajtura nga dikush tjetër. Jam krenar që munda të marr shansin për të garuar në F2. Unë gjithashtu do të doja të falënderoja @officialmpmotorsport i cili ka qenë i durueshëm dhe më ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Të kuptosh që duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur” – kishte shkruar Lirim Zendeli në faqen e tij zyrtare.

Vërtetë lajm shumë i hidhur ky, për më tepër që neve shqiptarët nuk kishim pasur mundësinë asnjëherë të kemi një garues në garat e Formula 2, ndërsa me talentin që kishte ky super pilot shumë shpejtë mund të kishim mundësinë që të njëjtin ta shihnim edhe në garat e Formula 1. (infOSport.mk)

Leave a Reply