Milevski foli edhe për debutuesin Valon Et’hemi

Emri i ri i vetëm në formacionin e përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, për ndeshjet eliminatore të nëntorit, të vlefshe për Botërorin “Qatar 2022”, është emri i futbollistit shqiptarë nga Tetova, Valon Et’hemi, i cili aktualisht luan me ekipin e Istanbulspor në Ligën e Dytë Turke, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht portali ynë, i pari kishte zbuluar këtë informacion lidhur me angazhimin e Et’hemit nga ana e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa i njëjti tashmë edhe zyrtarisht pritet që të debutojë në njërën nga ndeshjet e këtij muaji.

Lidhur me angazhimin e tij dhe nëse Liga e Dytë Turke ka kualitet të lartë për të marrë një futbollistë nga atje, Milevski para gazetarëve u përgjigj:

“Nuk do e nënvlerësoja Ligën e Dytë turke. Ka shumë futbollistë kualitativ dhe gjithashtu ekipe me kualitet të lartë. Et’hemi është një futbollistë shumë cilësorë, i cili do të ngritë konkurrencën në krahët e sulmit”.

Ndryshe Et’hemi këtë edicion me Istanbulspor është paraqitur në 9 nga gjithsej 10 ndeshje, duke asistuar në 4 gola të shënuar nga ana e bashkëlojtarëve të tij.

lindur në Pallaticë të Tetovës, Et’hemi kishte nisur karrierën tek grupmoshat e reja të Renovës, për tu transferuar më pas te Dinamo e Tiranës dhe KF Adriatiku, nga e cila skuadër verën e vitit 2017-të ishte transferuar te Kukësi. Pikërisht paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në Superligën shqiptare me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë, bënë që Et’hemi janarin e vitit 2021 ti bashkohet skuadrës turke të Istanbulspor. (infOSport.mk)

Leave a Reply