Milevski tregoi arsyen pse nuk fton futbollistë nga kampionati vendor

Seleksionuesi i përfqësueses së Maqedonisë në futboll, Bllagoj Milevski ditën e sotme bëri të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e futbollistëve të ftuar, vetëm një prej tyre vjen nga kampionati vendor, edhe atë portieri i Rabotniçkit, Riste Jankov, i cili aktualisht është portieri i tretë te përfaqësuesja e vendit.

Lidhur me këtë, Milevski shpjegoi edhe arsyen se pse kohëve të fundit nuk ka futbollistë të ftuar në përfaqësuese nga kampionati ynë.

“Sinqerisht, kualiteti i Ligës tonë dhe i vetë ndeshjeve në futbollin vendor nuk është në nivelin e duhur. Realisht kualiteti që e kërkojnë këto ndeshje eliminatore, nuk është prezent në ligën tonë. Për momentin është ashtu. Unë dua që të përmirësohen gjërat nga e mira. Përveç kësaj, kemi thënë se nuk do të ketë shumë ndryshime në formacion, dhe se do të ftohen ato futbollistë që do luajnë pjesën më të madhe të këtij cikli” – është shprehu Milevski para gazetarëve.

Kujtojmë Maqedonia me 11 nëntor do të jetë mysafirë i Armenisë, ndërsa 3 ditë më vonë në Shkup do të mirëpret Islandën, me të cilën ndeshje edhe mbyllim këtë cikël elimiantorë. (infOSport.mk)

Leave a Reply