Struga Trim Lum kthehet e pamposhtur nga Shkupi

Struga Trim Lum ka zhvilluar një super ndeshje ndaj EuroMilkut, duke barazuar 2:2 në transfertën e saj të parë në Ligën e Dytë – Perëndim, shkruan “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshje me shumë kthesa, ku të parët që shënuan ishin vendasit, me autorë Florent Osmani.

Mysafirët  nga Struga u kundërpërgjigjën një minutë para fundit të pjesës së parë me anë të Altin Logës, i cili pas 14 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë personale, për epërsinë e Struga Trim Lum në 1:2.

Ndërkohë për barazimin e skuadrës vendase u përkujdes Tomçe Pavlovski, me golin e realizuar në minutën  e71-të.

Ishte ky barazimi i parë për Struga Trim Lum, që në ndeshjen e javës së parë kishte mundur Labunsihten, teksa për EuroMilkun, ishte këto pikët e para në sezonin e ri.

LDFM – Perëndim

Euromilku 2:2 FC Struga Trim & Lum
KF Gostivari 4:1 Novaci
Labunishta 1:0 Teteksi
Lokomotiva 2:0 Vëllazërimi
Zajazi 0:0 Makedonija Gj.P

 

Leave a Reply