Vardari bënë detyrën ndaj Sileksit

Vardari ka shënuar fitore ndaj Sileksit në ndeshjen e parë të javës së tretë. “Kuqezinjtë” nga Shkupi shënuan fitore 3:1, duke u bazuar në këtë mënyrë me Shkëndijën në pozitën e parë.

Ishte kjo një lojë e hapur nga të dyja skuadrat, me ç’rast në fund të pranishmit u ndanë të kënaqur.

Pas një aksioni modul, kapiteni Boban Grnçarov në minutën e 18-të kaloi në epërsi Vardarin. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ku përveç vendasve, edhe mysafirët nga Kratova kishin raste shënimi.

Barsegian në minutën e 57-të shënoi një super gol për dyfishim të rezultatit, teksa Nikolla Gligorov 9 minuta më vonë nga brendia e zonës me një goditje të matur dhe precize shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Mitroviq.

Pas këtyre tre golave futbollistët e Sileksit u këndellën duke shënuar golin e parë me anë të Xhorxheviç në minutën e 74-të, ndërkohë vetëm dy minuta më pas kishin edhe një rast tjetër të artë për të shënuar golin e dytë, mirëpo goditjen e Georgiev nga pika e bardhë, e priti portieri vendas, Filip Gaçevski.

Në këtë ndeshje te Vardari që nga minuta e parë luajti Besar Iseni,  i cili në pjesën e parë shumë pak mungonte që të shënojë në rrjetën e Sileksit, mirëpo portieri Mitroviç goditjen e tij e devijoi në traverzë, që më pas të përfundojë në rivënie nga këndi. Vardari falë kësaj fitore arriti në kuotën e 9 pikëve, po aq sa ka edhe Shkëndija në pozitën e parë, por skuadra tetovare ka edhe një ndeshje më pak, atë kundër Pobedës që do ta zhvillojë të dielën.

Leave a Reply