Mançester Siti demolon Liverpullin (VIDEO)

Mançester Siti ka demoluar Liverpullin në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad Stadium”, duke shënuar fitore me rezultatin 5:0. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Kun Aguero ka mesi i pjesës së parë, ndërsa nga minuta e 37-të Liverpulli mbeti me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Sadio Mane, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj portierit vendas, Ederson, që duheshe të braktis fushën.

Kah fundi i pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë braziliani i talentuar, Gabriel Zhesus shënoi dy herë në rrjetën e mysafirëve, duke ngritur epërsinë e Sitit në 3:0, ndërkohë dy golat e fundit mbajnë firmën e rezervistit Leroj Sane, i cili fillimisht në minutën e 77-të shënoi për 4:0, teksa fare në fund të takimit me një super gol shënoi edhe për 5:0 në favor të Sitit, që për momentin kryeson renditjen tabelare para rivalit të tyre lokal, Mançester Junajtedit.

Në anën tjetër Liverpulli që përjetoi disfatën e parë në sezonin e ri, mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Leave a Reply