Kosova zhgënjen sërish, mundet edhe nga Jordania (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të zhgënjejë me formën që po tregon në ndeshjet e fundit, teksa ditën e sotme u mposht në miqësore nga Jordania. Këta të fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”,  triumfuan me shifrat 2:0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Golin e parë për Jordaninë e realizoi Baha Faisal në minutën e 18-të, ndërsa 4 minuta para fundit të takimit Hamza Al Daradour  vulosi fitoren e jordanezëve.

“Dardanët” me këtë disfatë treguan edhe njëherë tjetër se po kalojnë momente të vështira, teksa edhe pas ndryshimit të trajnerit nuk po arrijnë të kthehen tek rezultatet pozitive.

Kjo ndeshje ishte sfida e parë që Kosova e zhvilloi nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Primoz Gliha.

Ndryshe ndeshja kundër Jordanisë ishte një paralajmërim për ndeshjen e 14 nëntorit kundër Greqisë në Athinë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply