Barcelona dhe Atl.Madridi në garë për yllin e Interit

Dy gjigantët e Spanjës, Barcelona dhe Atletiko Madridi janë dy skuadrat më të interesuara që gjatë këtij janari të sigurojnë shërbimet e Aleksis Sançez.

Këtë gjë e ka bërë të ditur e përditshmja kiliane “La Tercera” e cila njoftoi se skuadrat spanjolle janë të interesuara për 32 vjeçarin pasi kërkojnë të përforcojnë repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit.

Sançez nuk është aspak i lumtur tek Interi për shkak të minutave të pakta që ka në disponim dhe po synon largimin sa më të shpejtë nga “neroaxurrët”.

Diego Simeone e pëlqen kilianin për shkak se e ka pasur nën urdhërat e tij ndërkohë që Çavi e njeh akoma më mirë atë pasi kanë luajtur bashkë vite më parë tek Barcelona.

Leave a Reply