Sefer Emini me dy eurogola mundi i vetëm Skopjen në Autokomandë (VIDEO)

Dy skuadrat shkupjane, Skopje dhe Makedonija GJ.P, sot hapën siparin e javës së 14-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në lagjen e Autokomandës, ndërsa falë dy eurogolave të mesfushorit shqiptarë, Sefer Eminit, Makedonija GJ.P nga kjo transfertë u largua me fitoren 2:1.

Ndryshe pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol, ndërsa të parët që shënuan ishin vendasit, kur Alen Jasharovski në minutën e 58-të falë gafës së portierit mysafir, Tasev, kaloi në epërsi Skopjen.

Pas këtij goli, Makedonija Gj.P u hodh në sulm, ndërsa më i disponuari në rradhët e skuadrës nga Gjorçe Petrovi, doli të jetë Sefer Emini, i cili si duket frenat e këtij takimi i morri në duart e veta.

Shkupjani fillimisht në minutën e 67-të shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, duke barazuar shifrat në 1:1, ndërsa 10 minuta më pas falë një proektili tjetër nga distanca, arriti që të shënojë edhe golin e dytë, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Makedonija GJ.P., që me Muharem Bajramin në krye vetëm po ngritet lartë në tabelën e klasifikimit.

Skuadra e strategut shqiptarë me 20 pikë të tubuara, tashmë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Skopje me 16 pikë mbetet në pozitën e 9-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply