Eurogoli i Alvarez që shpëtoi FC Shkupin nga disfata përballë Shkëndijës (VIDEO)

Derbi midis FC Shkupit dhe Shkëndijës u mbyll me barazim 1:1, me të dy golat që u realizuan në pjesën e dytë, njofton “infOSport.mk”.

Të parët në avantazh kaluan futbollistët mysafir nga Tetova, kur Sidrit Guri mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e mrrekullueshëm të Valmir Nafiut dhe me një parabolë arriti të mposhtë portierin vendas, Kristijan Naumovski.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 70-të, ndërsa vendasit e FC Shkupit golin e barazimit e gjetën në minutën e 88-të me anë të kostarikanit, Fredy Alvarez.

Ky i fundit morri përgjegjësinë për të ekzekutuar një goditje dënimi nga rreth 25 metra, ndërsa një gjë të tillë bëri në mënyrë perfekte, pasi nuk i la hapësirë portierit Zahov për të intervenuar.

Ky gol solli një erupcion të vërtetë në mesin e tifozëve dhe futbollistëve vendas, të cilët me këtë barazim vazhdojnë të ruajnë pozitën e parë në renditje me 39 pikë, 7 më shumë se Akademia Pandev e vendit të dytë, derisa Shkëndija me 31 pikë pozicionohet në vendin e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply